BBC ka verifikuar një video që tregon një kolonë me automjete të armatosura të Wagnerit që udhëtojnë në autostradën M4, e cila lidh Voronezhin dhe Moskën përmes rajonit të Lipetsk.
Guvernatori i rajonit të Lipetskut u ka kërkuar banorëve të qëndrojnë në shtëpi dhe të shmangin udhëtimet, qoftë me automjete publike apo me transport publik.
Autoritetet rajonale në Lipetsk kanë thënë se të gjitha shërbimet e autobusëve në rajon janë anuluar deri në një njoftim tjetër, raporton skynews.
https://twitter.com/i/status/1672540662313496576
Voronezh është një nga dy qytetet – tjetri është Rostov-on-Don, më në jug – në të cilin mercenarët e Wagneri thuhet se po i kontrollon me direktivat e Yevgeny Prigozhin.
Ndërkohë, Wagner raportohet se kanë rrëzuar një aeroplan dhe një helikopter duke shkaktuar edhe tre viktima.
Ndryshe, presidenti rus Vladimir Putin këtë rebelim të Prigozhinit e ka cilësuar si tradhti dhe ‘thikë pas shpine për Rusinë’.