Ukraina e Veriut fortifikohet në rast të një sulmi të Wagner nga Bjellorusia

Bota

Ukraina e Veriut fortifikohet në rast të një sulmi të Wagner nga Bjellorusia

Më: 25 qershor 2023 Në ora: 21:32
Foto ilustrim

Një këshilltar i ministrit të mbrojtjes të Ukrainës ka hedhur poshtë çdo kërcënim që Yevgeny Prigozhin mund t’i paraqesë Ukrainës nga Bjellorusia.

Më herët sot Lord Dannatt, një ish-shefi i shtabit të përgjithshëm të ushtrisë britanike, ngriti shqetësime nëse shefi i Wagner po ripozicionohej për të udhëhequr një sulm të ri në Kiev nga territori bjellorus.

I pyetur nëse Kievi do të vëzhgojë krahun verior, Yuriy Sak tha se Ukraina e dinte për rrezikun e pushtimit nga kufiri Bjellorusi prej disa kohësh tashmë, çka do të thotë se kanë pasur të gjithë kohën e nevojshme për ta “fortifikuar atë mjaftueshëm”.

Ne jemi të përgatitur për çdo zhvillim të ngjarjeve”, tha Sak. I pyetur nëse Ukraina ishte në dijeni për një rebelim të mundshëm të Wagner, Sak tha: “Ne e dinim se kishte diçka që po përgatitej në Rusi. Ne gjithmonë thoshim se Rusia, si një perandori e ndërtuar mbi gënjeshtra, herët a vonë do të shpërthejë.

Ajo që ndodhi dje është ndoshta vetëm fillimi i një vetëshkatërrimi më të madh të kësaj perandorie të së keqes. Ajo që e bën Rusinë më të dobët, na bën më të fortë dhe e afron fitoren tonë”.

Megjithatë, ai e përshkroi kapitullimin e rebelimit si “shumë të çuditshëm, shumë të çuditshëm”.

“Ajo që ndodhi dje në Rusi ishte qesharake, nuk ka kuptim”.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat