Më shumë tani nga presidenti Vladimir Putin, i cili ka thënë se grupi mercenar Wagner është "financuar plotësisht" nga shteti rus, përcjell Bota sot.
"Unë do të doja që të gjithë të dinë se i gjithë grupi Wagner u financua nga shteti - nga ministria e mbrojtjes dhe buxheti i shtetit. Ne e financuam plotësisht këtë grup," tha ai gjatë një takimi televiziv me forcat e sigurisë.
"Vetëm në maj 2022 deri në maj 2023, shteti i pagoi kompanisë Wagner 86.262 miliardë rubla (1 miliardë dollarë) në pagesa dhe shpërblime."
Putin shtoi se autoritetet do të hetojnë se si janë shpenzuar paratë e paguara Wagner-it dhe shefit të tij, raporton agjencia e lajmeve Reuters.