Një i armatosur hapi zjarr jashtë konsullatës amerikane në Arabi Saudite

Bota

Një i armatosur hapi zjarr jashtë konsullatës amerikane në Arabi Saudite

Më: 28 qershor 2023 Në ora: 23:33
Foto nga vendi i ngjarjes

Forcat e sigurisë qëlluan dhe vranë një individ të armatosur pranë Konsullatës së SHBA në Jeddah të Arabisë Saudite, njoftoi Agjencia Saudite e Shtypit të mërkurën vonë.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, një individ i paidentifikuar ndaloi makinën pranë objektit diplomatik amerikan dhe doli duke mbajtur një armë zjarri përpara se forcat e sigurisë “të merrnin iniciativën për t’u marrë me të siç kërkohet nga situata”, sipas SPA.

Dhe një shkëmbim zjarri mes sulmuesit dhe forcave të sigurisë rezultoi me vdekjen e individit.

Veç vrasjes së tij, një punëtor nepalez në Konsullatën Amerikane u plagos gjatë shkëmbimit të armëve dhe më pas vdiq.

Aktualisht po vijojnë hetimet për zbardhjen e motivit dhe rrethanave të ngjarjes. 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat