Një situatë alarmantë është regjistruar në Arizona si pasojë e zjarreve që kanë përfshirë vendin.
Nga raportimet e para mësohet se zjarret kanë përfshirë një zonë të madhe pyjore, duke rrezikuar dhe disa banesa.
Autoritetet kanë ndërhyrë menjëherë dhe mbi 1.100 persona janë evakuuar nga zonat e rrezikuara, ndërkohë që në vendngjarje ndodhen qindra zjarrfikës.
Flakët janë përhapur me shpejtësi, të ndihmuara dhe nga era dhe për këtë arsye është kërkuar dhe ndërhyrja nga ajri.