Ushtria ukrainase publikon pamjet kur me raketë hidhet në erë aeroplani luftarak rus

Bota

Ushtria ukrainase publikon pamjet kur me raketë hidhet në erë aeroplani luftarak rus

Më: 29 qershor 2023 Në ora: 23:30
Foto ilustrim

Ushtria ukrainase ka arritur të rrëzojnë një aeroplan luftarak të ushtrisë ruse.

Ishte brigada e 10-të e ushtrisë ukrainase që arriti të hedh në erë aeroplanin luftarak rus Su-25.

Aeroplani luftarak rus po fluturonte ulët për të shmangur radarët e sistemeve raketore, por ishte pikërisht një raketë që e goditi në ajër.

Ukrainasit kanë publikuar pamjet kur lansojnë raketën, dhe pas një udhëtimi disa sekondësh godet aeroplanin rus.

Madje preciziteti ishte aq i madh, sa që fluturakja e ushtrisë së Putinit u godit në mes dhe u hodh në erë. 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat