Qeveria ruse ka miratuar dekretin për rritjen e pagave për ushtarakët me 10.5%. Vendimi vjen trazirave dhe situatës destabilizuese që la pas tentativa për grusht shteti e grupit Wagner.
Një dekret qeveritar i publikuar në faqen zyrtare të ekzekutivit rus në internet konfirmoi se ndryshimi do të hynte në fuqi nga 1 tetori.
Rritjet do të prekin gjithashtu një numër zyrtarësh të tjerë të sigurisë, raportoi RIA.
Imazhi i Putinit dhe ekonomia ruse në tregjet ndërkombëtare pësoi një rënie drastike, pasi e gjithë bota pa fundjavën e shkuar se si Wagner i Yevgeny Prigozhin u ngrit nga kampet në Ukrainë, hynë në Rusi, morën kontrollin e qytetit jugor Rostov-on-Don, dhe më pas penetruan për çështje minutash në Sheshin e Kuq në Moskë. Ky incident tregoi hapur destabilitetin e pushtetit të Putinit në Rusi.