​Budanov: FSB e ngarkuar të vrasë Prigozhinin

Bota

​Budanov: FSB e ngarkuar të vrasë Prigozhinin

Më: 1 korrik 2023 Në ora: 19:44
Kyrylo Budanov

Shërbimi Federal rus i Sigurisë (FSB) është ngarkuar për likuidimin e liderit të ”Wagner”’-it, Jevgeni Prigozhin, pas rebelimit të dështuar të fundjavës së kaluar, pohoi kreu i shërbimit sekret ushtarak ukrainas, Kyrylo Budanov në një intervistë për ”The War Zone”, siç raporton edhe agjencia ukrainase e lajmeve, Ukrinform.

”Ne e dimë se FSB-ja është ngarkuar me vrasjen e Prigozhinit”, tha Budanov.

”A do të mund ta bëjë? Do të shohim me kohën”, theksoi Budanov.

“Të gjitha përpjekjet e mundshme për vrasje nuk do të jenë të shpejta. Do të duhet pak kohë për të marrë qasjet e duhura dhe për të arritur në fazën ku jemi, të gatshëm për një operacion të madh. Por, përsëri, dua të theksoj se është një pyetje e madhe e hapur, urdhri. A do të kenë guximin ta zbatojnë atë urdhër?”, pyet Budanov. /

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat