Ukraina bombardon pozicionet ruse me raketat amerikane ‘Zuni’ përmes aeroplanëve Su-25

Bota

Ukraina bombardon pozicionet ruse me raketat amerikane ‘Zuni’ përmes aeroplanëve Su-25

Më: 1 korrik 2023 Në ora: 21:09
Foto nga vendi i ngjarjes

Forcat Ajrore të Ukrainës kanë publikuar disa pamje ku duket se tregojnë momentin kur bombardohen pozicionet ruse me raketa amerikane ‘Zuni’ përmes aeroplanëve luftarakë Su-25.

Ajo çka mund të shihet në këto pamje janë ato shkëndijat e lëshuara nga dy aeroplanët luftarakë ukrainas që fluturojnë mbi pozicionet e forcave kundërshtare.

Videoja nuk është verifikuar në mënyrë të pavarur.

Në muajin janar, SHBA-ja kishte njoftuar se do të transferojë 4,000 raketa ‘Zuni’ në Ukrainë.

Ukraina tani siç duket po i përdor këto raketa në aeroplanët e tyre luftarakë Su-25.

Këta aeroplanë janë zhvilluar gjatë Bashkimit Sovjetik, dhe si Ukraina ashtu edhe Rusia i posedojnë këta aeroplanë. 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat