Lufta në Ukrainë, 1 i vdekur dhe 2 të plagosur nga bombardimet ruse në Zaporizhzhia

Bota

Lufta në Ukrainë, 1 i vdekur dhe 2 të plagosur nga bombardimet ruse në Zaporizhzhia

Më: 1 korrik 2023 Në ora: 23:48
Ukrainë

Të paktën një person ka vdekur dhe dy të tjerë janë plagosur nga bombardimet e rënda ruse në rajonin jugor të Zaporizhzhia të Ukrainës.

Lajmi është bërë i ditur nga guvernatori i rajonit, Yurii Malashko nëpërmjet një postimi në Telegram.

Një burrë 51-vjeçar vdiq në granatimet në fshatin Mala Tokmachka, në juglindje të qytetit të Zaporizhzhia.

Një grua 40-vjeçare dhe një burrë 39-vjeçar u plagosën gjithashtu në fshatin e afërt Preobrazhenka.

Të plagosit janë duke marrë ndihmë mjekësore dhe jashtë rrezikut për jetën”, ka shkruar ai.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat