Të paktën 21,000 mercenarë të Wagner janë vrarë duke luftuar në Ukrainë, sipas presidentit Volodymyr Zelensky. Udhëheqësi ukrainas tha se kompania private ushtarake kishte pësuar “humbje të mëdha”, veçanërisht në Ukrainën lindore ku “grupi i saj më i fuqishëm” po luftonte.
“Trupat tona vranë 21,000 ushtarë të Wagner-it vetëm në Ukrainën lindore”, u tha Zelensky gazetarëve në Kiev të shtunën gjatë një konference për shtyp me kryeministrin spanjoll Pedro Sanchez, duke shtuar se 80,000 luftëtarë të tjerë të ëagner ishin plagosur. “Këto ishin humbje të mëdha për Wagner PMC ,” tha ai.
Pretendimet e Zelenskyt për humbjet e Wagner-it vijnë vetëm një javë pasi shefi i kompanisë ushtarake private Yevgeny Prigozhin udhëhoqi njerëzit e tij në një rebelim të dështuar kundër Moskës.
Trupat Wagner marshoi drejt kryeqytetit rus por u tërhoq pas një marrëveshjeje me presidenti bjellorus.