Një “shpërthim i fuqishëm” është raportuar pranë një aeroporti ushtarak në Rusinë jugore, sipas pretendimeve në mediat ruse.
Sipas mediave të huaja, ka qenë një kanal në Telegram që ka thënë se shpërthimi i supozuar ndodhi në qytetin port të Primorsko-Akhtarsk, në rajonin Krasnodar të Rusisë.
Ai pretendoi se mbrojtja ajrore ruse rrëzoi një raketë të drejtuar për në zonë.
Russian media report an explosion in the area of a military airfield in Primorsko-Akhtarsk, Krasnodar region, Russia.
— Anton Gerashchenko (@Gerashchenko_en) July 2, 2023
This is an airfield from which drones and missiles are launched on Ukraine. pic.twitter.com/h4KaveKINL
Sipas kreut të rajonit Krasnodar, nuk ka të lënduar apo dëme të shkaktuara.
Këshilltari ukrainas Anton Gerashchenko ka postuar një video që pretendon të tregojë pasojat e shpërthimit.