Ushtarët spanjollë përgatisin një bateri NASAMS në Letoni në fillim të këtij viti.
Ushtria spanjolle dhe gjermane po zhvendosin sistemet e mbrojtjes ajrore në Lituani për të forcuar sigurinë gjatë samitit të NATO-s të javës së ardhshme në Vilnius.
“Mund të konfirmojmë se Spanja po kontribuon në sigurinë në samitin e NATO-s në Vilnius me sistemin e mbrojtjes ajrore Namsa”, tha ambasada spanjolle në Lituani për agjencinë e lajmeve BNS.
Samiti i NATO-s do të zhvillohet në kryeqytetin e Lituanisë më 11 dhe 12 korrik. Gjermania ka dërguar tashmë një sistem të mbrojtjes ajrore Patriot në Lituani.
Sistemi i mbrojtjes ajrore Namsas me të cilin kontribuon Spanja është zhvilluar nga Norvegjia dhe SHBA. Është projektuar për të rrëzuar sulme me dronë, raketa dhe avionë.