Një lëkundje e fortë e tokës është ndjerë në Baku, kryeqytetin e Azerbajxhanit.
Nga frika se mund ta pësojnë me jetë, banorët e kryeqytetit nisën të largoheshin nga banesat e tyre.
Sipas EMSC, tërmeti ndodhi në orën 22:01, 46 kilometra në verilindje të Kaçmazit, një qytet rreth 150 kilometra nga Baku.
Lëkundjet janë ndjerë edhe në pjesën jugperëndimore të Rusisë.
Fuqia shkatërruese e tërmetit ishte 5.4 magnitudë, dhe epiqendra është regjistruar në një thellësi prej 35 kilometra.
Nuk ka rrezik për cunami e as për dëme apo viktima.