Ukrainasit pretendojnë se Rusia mund të jetë duke përgatitur një provokim në centralin bërthamor Zaporizhzhia

Bota

Ukrainasit pretendojnë se Rusia mund të jetë duke përgatitur një provokim në centralin bërthamor Zaporizhzhia

Më: 4 korrik 2023 Në ora: 22:22
Centrali bërthamor, Zaporizhzhia

Shtabi i forcave të armatosura të Ukrainës, ka njoftuar se në të ardhmen e afërt, Rusia mund të përgatit për një provokim në centralin bërthamor Zaporizhzhia.

Forcat ruse vendosën objekte të ngjashme me mjetet shpërthyese në çatinë e centralit të tretë dhe të katërt, sipas Shtabit të Përgjithshëm.

“Shpërthimi i tyre nuk duhet të dëmtojë njësitë shtytëse, por mund të krijojë një imazh të granatimeve nga ushtria ukrainase”, u tha nga shtabi i ushtrisë ukrainase.

Shtabi i Përgjithshëm shtoi se po monitoron situatën dhe është i gatshëm të vepron “në çdo kusht”.

Më 20 qershor, presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky njoftoi, duke cituar inteligjencën, se Moska po konsideronte një sulm terrorist në centralin bërthamor përmes një rrjedhje rrezatimi. 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat