“Rusët e kanë mbushur Ukrainën me mina”

Bota

“Rusët e kanë mbushur Ukrainën me mina”

Më: 5 korrik 2023 Në ora: 14:55
Foto ilustrim

Minat anti tank janë duke luajtur rol kyç në strategjinë mbrojtëse ruse ndaj kundër ofensivës ukrainase ka thënë të martën ministria britanike e mbrojtjes

Sipas britanikëve Rusia ka bërë prioritet ngadalësimin e sulmeve ukrainase sidomos në jugun e Ukrainës.

Një zëdhënës nga ministria britanike ka thënë se në boshtin e qasjes ruse qëndron përdorimi shumë i madh i minave nga rusët. Sipas tij shumë fusha në Ukrainë janë krejtësisht të dendura nga minat, raporton Jerusalem Post.

Ndërkohë nga Qendra Kombëtare e Ukrainës për Rezistencë kanë thënë se forcat ruse sidomos në rajonin e Melitopolit kanë montuar mina të specializuara.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat