Ambasadori amerikan në Moskë mund të vizitojë gazetarin e burgosur të Wall Street Journal, Evan Gershkovich.
Kjo, nëse zyrtarëve rusë u jepet qasje te një i burgosur në Ohajo, ka thënë Kremlini, raporton Skynews.
Zëdhënësja, Maria Zakharova, tha se zyrtarët rusë në ShBA duan që në këmbim ta vizitojnë shtetasin rus Vladimir Dunaev, i cili po mbahet në Ohajo për akuzat e krimit kibernetik.
Gershkovich u arrestua në mars me akuza për spiunazh, të cilat ai, gazeta e tij dhe qeveria amerikane i mohojnë.