Vendimi i Uashingtonit për të furnizuar Ukrainën me municione thërrmuese është një “akt dëshpërimi” që nuk do të ketë efekt në fushatën e Moskës në Ukrainë, ka thënë ministria e jashtme e Rusisë, prëcjell Bota sot.
“Është një akt dëshpërimi dhe tregon dobësi në sfondin e dështimit të kundërofensive të shumëpërfolur ukrainase”, tha në një deklaratë zëdhënësja e ministrisë Maria Zakharova.
"Arma mrekulli" e fundit për të cilën po vënë bast Uashingtoni dhe Kievi, pa menduar për pasojat e rënda, nuk do të ketë asnjë efekt në operacionin special ushtarak," tha ajo, duke përdorur termin zyrtar të Rusisë për fushatën e saj në Ukrainë.
Vetë Rusia përdor bomba thërrmuese në Ukrainë, por ato janë të ndaluara në shumë pjesë të botës.