Kreu i shërbimit të inteligjencës së jashtme të Rusisë, Sergei Naryshkin, tha se në fund të qershorit, se pati një bisedë telefonike me kolegun e tij të CIA-s, William Burns, ku diskutuan për situatën në Ukrainë.
Muajin e kaluar, New York Times dhe Wall Street Journal raportuan se Burns telefonoi Naryshkinin, për të siguruar Kremlinin se Shtetet e Bashkuara nuk kishin asnjë rol në kryengritjen jetëshkurtër të 23-24 qershorit nga grupi mercenar rus Wagner.
Burns dhe Naryshkin kanë mbajtur komunikim që nga fillimi i luftës së Rusisë në Ukrainë, në një kohë kur kontaktet e tjera të drejtpërdrejta midis dy vendeve janë minimale dhe marrëdhëniet janë në pikën e tyre më të ulët që nga kriza e raketave në Kubë e vitit 1962.
TASS citoi Naryshkin të thoshte se ishte e mundur që të dy të takoheshin.
Takimi i tyre i fundit i tillë ishte në Turqi nëntorin e kaluar, kur zyrtarët amerikanë thanë se Burns paralajmëroi Rusinë për pasojat e çdo përdorimi të armëve bërthamore, dhe ngriti çështjen e të burgosurve amerikanë në Rusi.
Naryshkin tha gjithashtu se nuk dëgjoi asgjë befasuese nga samiti i NATO-s në Vilnius.