Një ish-president i Ukrainës thotë se vendi i tij "pret një ftesë" për në NATO dhe se dëshiron "garanci sigurie", përcjell Bota sot.
Petro Poroshenko i tha Sky News: "Ne presim një ftesë jo anëtarësim ende. Sepse ne duhet të bëjmë shumë punë me reformat, me ndërtimin... me forcimin e mekanizmit tonë të sigurisë... por në të njëjtën kohë duam garanci sigurie".
Ai shtoi se "e kupton se nuk është reale tani" për anëtarësimin e plotë, por tha se vendit të tij i duhet një datë kur duhet të plotësohen kushtet.
Anëtarësimi i mundshëm i Ukrainës në aleancë ka qenë në qendër të bisedimeve në samitin dy-ditor të NATO-s në Lituani.