Meloni: Duhet t’i kushtohet më shumë vëmendje krahut jugor të NATO-s

Bota

Meloni: Duhet t’i kushtohet më shumë vëmendje krahut jugor të NATO-s

Më: 12 korrik 2023 Në ora: 20:05
Kryeministrja italiane Giorgia Meloni

Kryeministrja italiane Giorgia Meloni, në përfundim të Samitit të NATO-s në Vilnius të Lituanisë, në deklaratat e saj për gazetarët theksoi se “vendi i kujtoi asaj rolin e tij brenda Aleancës dhe se ajo kërkoi që t’i kushtohej më shumë vëmendje në krahun jugor të NATO-s”.

“Ky samit u zhvillua gjatë një periudhe të jashtëzakonshme historike”, shtoi kryeministrja italiane.

“Hapa të rëndësishëm janë bërë në lidhje me anëtarësimin e ardhshëm të Ukrainës në Aleancën Atlantike. Rruga e anëtarësimit u thjeshtua, Ukraina do të anëtarësohet në NATO kur ta lejojnë rrethanat”, tha ajo.

“Liria jonë ka një kosto të caktuar. Paratë që investojmë në mbrojtje kthehen dhjetëfish në mbrojtje të interesave tona kombëtare”, përfundoi Meloni.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat