Operatorët ukrainas të dronëve kanë goditur një tank rus T-90 dhe kanë penguar forcat e Moskës të rimarrin automjetin, sipas Kievit.
“Operatorët e kompanisë së dronëve goditës ‘Rarog’ të Brigadës së 24-të të Mekanizuar dëmtuan tankun më të ri rus T-90 dhe penguan evakuimin e tij me një goditje tjetër”, tha Ministria e Mbrojtjes e Ukrainës në një postim në mediat sociale të mërkurën.
Pamjet tregojnë tankun në një vend të paspecifikuar përpara se një mjet ajror pa pilot (UAV) të godasë automjetin.
Një dron i dytë më pas godet zonën pranë tankut të dëmtuar.
“Dy dronë me vlerë disa mijëra dollarë shkatërruan një tank me vlerë tre milionë dollarë”, shkroi Ministria e Mbrojtjes në Twitter.
Operators of the "Rarog" strike drone company of the 24th Mechanized Brigade damaged the newest russian tank T-90, and prevented its evacuation with another hit.
— Defense of Ukraine (@DefenceU) July 12, 2023
Two drones worth several thousand dollars destroyed a tank worth three million dollars. This is what modern warfare… pic.twitter.com/WjKKSHg2ak
Megjithatë, siç vë në pah Newsweek, përcjell Telegrafi, është e vështirë të përcaktohet kostoja e modeleve të ndryshme të tankeve T-90, të cilat thuhet se shkojnë deri në rreth 4.5 milionë dollarë.
Ukraina ka publikuar më parë pamjet që tregojnë luftëtarët e Kievit që synojnë tanket T-90, të cilat janë versione të përmirësuara të T-72 të mëparshëm.