Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy ka deklaruar sot se nuk ka “asnjë kërcënim” luftarak nga Bjellorusia, në një takim me liderët ushtarakë të vendit.
Deklarata e liderit ukrainas erdhi pas raportimeve nga ministria bjelloruse e mbrojtjes se në territorin e vendit do të mbërrinin disa njësi ushtarake ruse.
Në një postim në Telegram nga presidenti ukrainas, njoftohet po ashtu se pjesë e diskutimit ka qenë edhe mbrojtja e termocentraleve bërthamore dhe kufiri verior i Ukrainës u diskutua gjithashtu.
“Duke marrë parasysh të dhënat e inteligjencës dhe masat e marra, nuk ka asnjë kërcënim për një pushtim nga Bjellorusia,” theksoi ai.