Shërbimi i rojës kufitare të Ukrainës e ka konfirmuar se mercenarët e grupit Wagner kanë mbërritur tani në Bjellorusi nga Rusia fqinje.
DPSU thotë se është duke vlerësuar se sa është numri i mercenarëve në Bjellorusi, vendi që gjithashtu ndan një kufi me Ukrainës.
Një raport i pakonfirmuar tha se një kolonë prej rreth 60 automjetesh të grupit Wagner kaloi mbi kufirin me Bjellorusinë herët të shtunën.
Në muajin qershor, shefi i grupit Wagner Yevgeny Prigozhin sfidoi autoritetin e Presidentit rus Vladimir Putin.
Një marrëveshje i dha fund rebelimit 24-orësh, ku trupat mercenare kishin uzurpuar një qytet rus dhe marshuan drejt Moskës, por e ndërprenë marshimin vetëm 200 kilometra nga kryeqyteti.
Sipas marrëveshjes, ushtarët e Wagner-it kishin mundësi të bashkoheshin me ushtrinë e rregullt ruse ose të shkonin në Bjellorusi, një aleat i ngushtë i Rusisë.
Udhëheqësit të Wagner, Prigozhin, iu ofrua gjithashtu një transferim në Bjellorusi, por vendndodhja e tij aktuale nuk dihet.
Wagner është një kompani ushtarake private ruse e përbërë nga luftëtarë mercenarë – shumë prej të cilëve u rekrutuan nga burgjet ruse.
Ata kishin pasur një rol kyçe gjatë luftimeve në Ukrainë.