Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, deklaroi se përfundimi i luftës varet drejtpërdrejt nga mbështetja gjithëpërfshirëse që do i jepet Ukrainës.
“Përfundimi i luftës varet drejtpërdrejt nga mbështetja gjithëpërfshirëse që do i jepet Ukrainës. Ne po bëjmë gjithçka për të siguruar që kjo mbështetje të jetë sa më intensive dhe kuptimplotë që të jetë e mundur”, tha Zelensky.
Ai gjithashtu tha se në fillim të korrikut kishte pasur negociata dhe takime me disa liderë të shteteve të ndryshme.
Më tej ai ka folur dhe në lidhje me takimin e ditës së sotme me Presidentin e Republikës së Koresë Jugut të cilët diskutuan për sigurinë e njerëzve, deportimin e ukrainasve në Rusi, sigurinë ushqimore dhe energjitike, po ashtu edhe bashkëpunimin ekonomik.
“Në 15 ditët e para të korrikut pati negociata, takime dhe ngjarje me liderët e Shteteve të Bashkuara, Britanisë së Madhe, Francës, Gjermanisë, Holandës, Turqisë, Republikës Çeke, Polonisë, Sllovakisë, Bullgarisë, Lituanisë, Suedisë, Portugalia, Spanja, Kanadaja, Australia, Zelanda e Re, Afrika e Jugut, Guinea-Bissau… me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s Stoltenberg , Presidentin e Këshillit Evropian Michel, Presidentin e Komisionit Evropian von der Leyen dhe Patriarkun EkumenikBartolomeu. Sot me Presidentin e Republikës së Koresë. Ne do të ruajmë ritmin më të lartë ndërkombëtar të punës në të gjitha nivelet për të rivendosur paqen në të gjithë shtetin tonë dhe për të gjithë njerëzit tanë”, tha Zelensky.