Blinken reagon për tërheqjen e Rusisë nga marrëveshja e grurit

Bota

Blinken reagon për tërheqjen e Rusisë nga marrëveshja e grurit

Më: 17 korrik 2023 Në ora: 22:45
Antony Blinken

Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken e quajti tërheqjen e Rusisë nga marrëveshja e grurit në Detin e Zi, një vendim”të pandërgjegjshëm”.

Blinken tha se marrëveshja duhet “të rivendoset sa më shpejt që të jetë e mundur”, shkruan CNN.

“Shpresoj që çdo vend po e shikon këtë nga afër. Ata do të shohin se Rusia është përgjegjëse për refuzimin e ushqimit për njerëzit që kanë nevojë dëshpërimisht për të në mbarë botën dhe për të kontribuar në rritjen e çmimeve në një kohë kur shumë vende vazhdojnë të përjetojnë inflacion shumë të vështirë”, u shpreh ai të hënën në Departamentin e Shtetit.

Diplomati i lartë amerikan deklaroi se marrëveshja nuk duhej të ishte e nevojshme në radhë të parë dhe u bë e tillë vetëm pasi Rusia filloi luftën e saj në Ukrainë.

Blinken tha se ukrainasit, SHBA-ja dhe të tjerët do të shikojnë nëse ka “ndonjë opsion tjetër” për të transportuar drithë në mënyrë të sigurtë përmes Detit të Zi në treg.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat