Banka Botërore: Po rritet hendeku midis vendeve të pasura dhe të varfëra

Bota

Banka Botërore: Po rritet hendeku midis vendeve të pasura dhe të varfëra

Më: 18 korrik 2023 Në ora: 18:49
Kryetari i ri i Bankës Botërore, Ajay Banga

Kryetari i ri i Bankës Botërore, Ajay Banga, ka thënë se hendeku në mes të vendeve të pasura dhe ta varfra është duke u thelluar.

Ai ka theksuar se kjo e thellon varfërinë në vendet të cilat janë në zhvillim, ka raportuar AFP.

Shumë vende ende janë duke u rikuperuar nga goditjet, fillimisht të COVID-19 dhe më pastaj asaj pas pushtimit të Ukrainën nga ana e Rusisë, që si pasojë e saj u shtrenjtua nafta dhe u ngritën çmimet tjera.

Më tej theksohet se ndryshimet klimatike, prekin fort disa prej vendeve më të varfra.

Mbi gjysma e vendeve më të ardhura të vogla janë afër ose në krizë të borxhit, dyfish më tepër sesa në vitin 2015.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat