E pazakontë/ Publikohen rregullat e reja për policinë: Efektivët duhet të deklarojnë edhe të dashurat

Bota

E pazakontë/ Publikohen rregullat e reja për policinë: Efektivët duhet të deklarojnë edhe të dashurat

Më: 19 korrik 2023 Në ora: 12:45
Foto ilustrim

Vende të ndryshme të botës kanë ligje të ndryshme, që mund të tingëllojnë të çuditshmë, por në Britani duket se e kanë kaluar limitin.

Rregullat e reja që do të hyjnë në fuqi për Policinë Metropolitane parashikojnë që oficerëve t’u ndalohet kontakti me punonjëset e seksit dhe që të deklarojnë të gjitha lidhjet e tyre të dashurisë.

Përveç deklarimit për çdo marrëdhënie romantike, oficerët gjithashtu duhet të tregojnë burimin e çdo fitimi të papritur mbi 5,000 paund sipas udhëzimeve më të rrepta të lëshuara në prill, si pjesë e një përpjekjeje për të rivendosur besimin e publikut te Policia Metropolitane.

Rregullat e reja hyjnë në fuqi pasi një sërë skandalesh ku janë përfshirë oficerë të ndryshëm, ku përfshihen vrasësi Wayne Couzens dhe përdhunuesi serial David Carrick, kanë tronditur opinionin publik.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat