Dy persona të vdekur si pasojë e stuhisë në Zagreb

Bota

Dy persona të vdekur si pasojë e stuhisë në Zagreb

Më: 19 korrik 2023 Në ora: 18:50
Foto nga vendi i ngjarjes

Dy persona kanë vdekur në Zagreb si pasojë e stuhisë që e ka goditur kryeqytetin e Kroacisë në pasditen së mërkurës.

Tetë persona janë plagosur, por në mesin e tyre nuk ka fëmijë.

Sipas autoriteteve, shërbimet e emergjencës i kanë pranuar 700 thirrje dhe vetëm zjarrfikësit kanë intervenuar në 50 raste.

Kryetari i Bashkisë së Zagrebit, Tomisllav Tomasheviq u ka bërë thirrje qytetarëve që t’i thërrasin shërbimet e emergjencës vetëm në rast urgjence, pasi linjat janë bllokuar.

Stuhia, e përcjellë me shi të rrëmbyeshëm dhe erëra të forta, ka nisur rreth orës 16:00 dhe ka zgjatur rreth 20 minuta.

Është raportuar për pemë të rrëzuara në qytet, ashtu sikurse pajisje të rënda të ndërtimit.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat