SHBA ndihmë ushtarake prej një miliard euro për Ukrainën – çfarë armatimi do të blihet me këto para?

Bota

SHBA ndihmë ushtarake prej një miliard euro për Ukrainën – çfarë armatimi do të blihet me këto para?

Më: 19 korrik 2023 Në ora: 19:58
Foto ilustrim

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë ndarë një ndihmë shtesë për sigurinë e Ukrainës pasi i dha vendit municione thërrmuese në fillim të këtij muaji.

Paketa e fundit do të jetë me vlerë prej 1.16 miliard euroshe dhe përfshin armatim mbrojtës ajror dhe municione, raporton skynews.

“Ky njoftim përfaqëson fillimin e një procesi kontraktimi për të ofruar aftësi shtesë prioritare për Ukrainën”, deklaroi Pentagoni.

Kjo vjen pasi SHBA-ja njoftoi në fillim të këtij muaji se do të dërgojë municione thërrmuese të diskutueshme në Kiev si pjesë e një pakete sigurie prej 800 milionë dollarësh.

Arma është e ndaluar nga më shumë se 100 vende të botës, por Britania e Madhe argumentoi se kjo mund të nxiste kundërsulmin ukrainasve për të rimarrë territorin e pushtuar nga Rusia.

Ndryshe, amerikanët dhe britanikët janë ndër vendet kryesore që po e ndihmojnë Ukrainën në luftën kundër Rusisë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat