Ukrainasit me tanke ia mësyjnë pozicioneve mbrojtëse të rusëve – i godasin në të gjitha anët

Bota

Ukrainasit me tanke ia mësyjnë pozicioneve mbrojtëse të rusëve – i godasin në të gjitha anët

Më: 20 korrik 2023 Në ora: 11:52
Foto nga vendi i ngjarjes

Lufta në Ukrainë po vazhdon, derisa rusët po tentojnë të ruajnë pozicionet e tyre.

Në anën tjetër, ukrainasit me kundërofensivën e filluar javë më parë, synojnë të rikthejnë qytetet e fshatrat janë nën kontrollin e rusëve nga fillimi i luftës.

Kështu ushtarët e Volodymyr Zelenskyt çdo ditë po raportojnë për çlirim të territoreve – duke theksuar se me këtë tempo do të vazhdojnë.

E kreu i këtij vendi, është zotuar se do të çlirojnë çdo pëllëmbë të vendit, përfshirë Krimenë e aneksuar nga rusët në vitin 2014.

Brigada e 3-të e këmbësorisë ukrainase, kishte realizuar me sukses një operacion ushtarak ndaj pozicioneve të rusëve në jug të vendit.

Atje tanket e ukrainasve ia mësynë pozicioneve të rusëve – duke i goditur nga të katër anët dhe duke mos ju lënë kohë të mjaftueshme as që të tërhiqen.

Pamjet e filmuara nga ajri por edhe brenda tankeve të ukrainasve, shfaqen pamjet kur rusët goditen pandërprerë me tanke dhe armë tjera të rënda.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat