Presidenti rus, Vladimir Putin, e ka akuzuar Poloninë se tashmë ka formuar një njësi ushtarake të dedikuar për Ukrainën, duke shtuar se nëse njësitë polake hyjnë në Lviv ose zona të tjera të Ukrainës, do të qëndrojnë përgjithmonë atje.
Putini foli gjithashtu për përfshirjen e Polonisë në zonat përreth Lvivit dhe pjesë të Lituanisë pas rënies së perandorisë ruse në fund të Luftës së Parë Botërore dhe për disa zona që Bashkimi Sovjetik ia ka dorëzuar Polonisë pas Luftës së Dytë Botërore.
Ai i ka quajtur territoret perëndimore të Polonisë “dhurata të Stalinit për polakët”.
Presidentin Putin ka akuzuar Poloninë se ka pretendime territoriale ndaj Bjellorusisë dhe e kërcënoi këtë vend anëtar të NATO-s duke theksuar se çdo agresion kundër Bjellorusisë është sulm ndaj Rusisë e ndaj të cilit do të përgjigjet me të gjitha mjetet që ka.