Një përleshje shpërtheu të enjten mbrëma mes një ish-ministri dhe gazetari gjatë një debati televiziv në Liban.
Kjo kishte ndodhur gjatë emisionit “Sar El-Wa’et” (Është koha) i drejtuar nga Marcel Ghanem.
Përleshja shpërtheu midis ish-ministrit të qeverisë libaneze Wiam Wahab dhe gazetarit Simon Abou Fadel.
Wahab njihet për lidhjet e tij të ngushta me Hezbollahun dhe aleatët e tij, derisa gazetari njihet për qëndrimet e tij në linjë me partinë e Forcave Libaneze.
Mosmarrëveshja mes dy palëve filloi kur diskutimi u kthye për sanksionet amerikane të vendosura ndaj Wahabit dhe u përshkallëzua kur Abou Fadel i tha se “SHBA-ja po i disiplinonte libanezët”.
Ish-ministri Wahab më pas sulmoi gazetarin dhe truprojat e tij gjithashtu kanë ndërhyrë. Abou Fadel ra në tokë, duke u goditur vazhdimisht derisa transmetimi u ndërpre.
Personeli i Forcave të Armatosura Libaneze mbërriti në ambientet e stacionit televiziv për të marrë kontrollin e situatës.
Transmetimi rifilloi më vonë dhe Wahab kërkoi falje në transmetim para se t’i kërkohej të largohej nga nikoqiri i emisionit.