LIVE: “SHBA nuk i fal sulmet në tokën ruse” – Çfarë po ndodh në Urën e Krimesë, bllokohet trafiku!

Bota

LIVE: “SHBA nuk i fal sulmet në tokën ruse” – Çfarë po ndodh në Urën e Krimesë, bllokohet trafiku!

Nga: BOTA SOT Më: 24 korrik 2023 Në ora: 07:07 Përditësuar në ora: 23:22 më 24.07.2023
Ura e Krimesë

Shtëpia e Bardhë thotë se SHBA nuk i fal sulmet në tokën ruse

Kjo Shtëpi e Bardhë tha se nuk i mbështet sulmet në tokën ruse, pas pretendimeve që Ukraina gjuajti dy drone në Moskë këtë mëngjes, përcjell Bota sot.

"Si një çështje e përgjithshme, ne nuk i mbështesim sulmet brenda Rusisë," u tha gazetarëve zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë Karine Jean-Pierre në një konferencë për shtyp.

Rusia tha se do të hakmerrej pas sulmeve, njëra prej të cilave zbarkoi në ndërtesën e Ministrisë së Mbrojtjes, duke i quajtur ato një "akt të pacipë terrori".

Plagoset një gazetar nga sulmi me dron

Agjencia franceze e lajmeve Agence France-Presse ka thënë se një nga gazetarët e saj video është plagosur në një sulm me dron, përcjell Bota sot.

Dylan Collins, një shtetas amerikan i cili ka raportuar gjerësisht për luftën në Ukrainë, pësoi lëndime të shumta me predha nga një sulm pranë qytetit të pushtuar Bakhmut, tha agjencia.

Ai po trajtohet në spital.

Kanaleve televizive ruse u ndalohet raportimi për sulmin me dron në Moskë

Autoritetet ruse i kanë ndaluar punonjësit e kanaleve televizive Russia-24 dhe Moscow-24 (pjesë e Kompanisë Shtetërore të Televizionit dhe Transmetuesit), si dhe RBC dhe disa kanaleve televizive rajonale, të transmetojnë sulmin me dron në Moskë, shkruan The Insider.

Sipas një të intervistuari të kësaj media, këto kanale e kanë patur të ndaluar të pasqyrojnë këtë temë 15 minuta para transmetimit të lajmeve në orën 11, ndërsa lajmet e orës 10 kanë ende raporte për sulmin me dron.

RBC përgatiti një histori të detajuar për sulmin në Moskë, por nuk e transmetoi atë, tha një burim tjetër. Tema vazhdoi me komente të shkurtra nga Ministria e Mbrojtjes dhe kryetari i bashkisë së Moskës, Sergei Sobyanin.

Sipas The Insider, kanalet rajonale kërkuan që tema e sulmeve me dron të mos transmetohet, por këto kufizime nuk vlejnë për rrjetet sociale.

Dy dronë goditën Moskën natën e 24 korrikut. Një nga dronët thuhet se u rrëzua pranë selisë së grupit të hakerëve GRU Fancy Bear.

Ministria e Mbrojtjes e Federatës Ruse akuzoi “regjimin e Kievit” për një tentativë sulmi terrorist. Siç raporton RBC-Ukraine, sulmi me dron u organizua nga shërbimet e inteligjencës ukrainase.

Trafiku në Urën e Krimesë është bllokuar

Trafiku në urën ndërmjet Rusisë dhe Krimesë së aneksuar është bllokuar, tha Moska, përcjell Bota sot.

Asnjë arsye zyrtare nuk u dha.

Një javë më parë, ura ishte objektiv i një sulmi.

Andaj, ajo është jashtë funksioni.

Putini nënshkruan ligjin që rrit kufirin e moshës për rezervistët ushtarakë

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin nënshkroi një ligj që rrit kufirin e moshës për rezervistët ushtarakë për pesë vjet.

Sipas ligjit të ri, i cili u nënshkrua më 24 korrik, mosha maksimale e ushtarëve dhe rreshterëve rezervistë rritet nga 35 në 40 vjeç. Mosha maksimale e oficerëve të rangut të mesëm në rezervë rritet nga 45 në 50 vjeç dhe e oficerëve të lartë në rezervë nga 50 në 55 vjeç.

Gjatë çdo mobilizimi, mosha maksimale e oficerëve rezervistë rritet me pesë vjet të tjera.

Ky ligj krijon kushtet për punësim shtesë gjatë mobilizimit. Ai gjithashtu mundëson mobilizimin e pjesëmarrësve në kampet e trajnimit të luftës, rekrutimin e personave që tashmë janë mobilizuar, si dhe ruan statusin e rezervistit për rusët që kanë marrë leje qëndrimi ose shtetësi të një vend tjetër.

Ndryshimi i ligjit vjen në kohën kur Ukraina ka filluar një kundër-ofenzifë ndaj Rusisë.

Të hënën, Rusia e ka akuzuar Ukrainën se është mbrapa sulmeve me dronë që i kanë dëmtuar të paktën dy ndërtesa në Moskë, në mëngjesin e së hënës.

Agjencia shtetërore e lajmeve TASS, ka raportuar se një dron ka rënë afër Ministrisë së Mbrojtjes.

Kryetari i Moskës, Sergei Sobyanin, ka thënë se sulmet me dronë i kanë goditur ndërtesat “jo të banueshme” rreth orës 4:00 të mëngjesit.

Ai ka thënë se ndërtesat nuk kanë pësuar ndonjë dëm të madh.

Moska e ka akuzuar edhe në të kaluarën Ukrainën për kryerje të sulmeve me dronë.

Më herët gjatë këtij muaji, Rusia ka thënë se Ukraina ka nisur sulme me dronë në Moskë, duke rezultuar me ndërrim të kahes së fluturimeve që do të duhej të ateronin në Aeroportin ndërkombëtar Vnukovo.

Ukraina nuk e ka marrë përgjegjësinë për këto sulme.

Më herët, në maj, Kievi e ka mohuar kryerjen e një sulmi me dronë në Kremlin, të cilin Rusia e ka konsideruar si tentim-vrasje ndaj presidentit rus, Vladimir Putin.

Lufta në Ukrainë ka nisur më 24 shkurt 2022.

Presidenti rus, Vladimir Putin, e quan luftën si “operacion special ushtarak” për të çmilitarizuar Ukrainën.

Perëndimi është përgjigjur ndaj Rusisë, duke goditur ekonominë e këtij shteti me sanksione të ashpra.

Si pasojë e luftës kanë vdekur mijëra persona dhe miliona të tjerë janë zhvendosur nga shtëpitë e tyre./REL

Rusia bombardon pranë kufirit me Rumaninë

Rusia ka sulmuar me dronë një port të Ukrainës në Lumin Danub, duke shkatërruar disa magazine gruri. Kjo është konfirmuar nga zyrtarët lokalë, duke sqaruar se magazinat gjendeshin në lumin që shërben dhe si kufi ndarës mes Ukrainës dhe Rumanisë, një shtet anëtar i NATO-s.

Danubi është një rrugë kryesore eksporti për Kievin që kur Rusia u tërhoq nga marrëveshja që lejonte eksportimin e grurit, misrit dhe produkteve të tjera nëpërmjet Detit të Zi. Tregjet globale kanë parë rritjen e çmimit të drithit me 8% brenda një dite pas tërheqjes së Moskës nga marrëveshja për bukën e botës.

Mediat në Rumani raportuan se ushtarët dhe marinarët kanë parë dronët të fluturonin dhe se kanë dëgjuar zhurmën e madhe të shkaktuar nga shpërthimet. Zona ku ndodhi sulmi quhet Reni dhe është vetëm 200 metra larg nga territori i Rumanisë.

Ministri ukrainas i Mbrojtjes: Vitin e ardhshëm mund të anëtarësohemi në NATO

Ministri i Mbrojtjes i Ukrainës, Oleskii Reznikov e shikon samitin e NATO-s të vitit të ardhshëm si një kohë të mundshme që Ukraina të pranohet në aleancë.

Reznikov vuri në dukje se samiti i korrikut të ardhshëm në Uashington, DC, do të jetë 75 vjetori i aleancës.

“Kush e di, ndoshta do të jetë një ditë shumë e rëndësishme për Ukrainën”, tha Reznikov për CNN. “Ky është vetëm parashikimi im.”, shtoi ai.

Shtetet e Bashkuara dhe vendet e tjera të NATO-s kanë thënë se është e pamundur të pranohet Ukraina tani për shkak të luftës së vazhdueshme. Neni 5 i aleancës thotë se aleatët do t’i vijnë në ndihmë një anëtari nëse sulmohet.

Reznikov pranoi se Ukraina do të jetë në gjendje të bashkohet me aleancën vetëm pasi të përfundojë lufta, duke iu referuar Nenit 5 dhe duke thënë se “ne nuk kemi mundësi për të pasur një votim unanim” ndërsa konflikti është në vazhdim.

Putin i frikësohet rebelimit, rrit sigurinë personale

Presidenti rus Vladimir Putin ka përforcuar Gardën e tij Kombëtare me njësinë e vet elitare të forcave speciale, gjithashtu me tanke, aeroplanë luftarakë dhe artileri për ta mbrojtur veten nga një rebelim tjetër.

Presidenti rus urdhëroi personalisht njësinë e forcave speciale Grom të Ministrisë së Brendshme të zhvendoset nën komandën e Gardës Kombëtare, sipas Alexander Khinshtein, një deputet i partisë “Rusia e Bashkuar e Putinit”.

Me vendim të presidentit, njësia Grom po i transferohet Gardës Kombëtare Ruse së bashku me stafin dhe të gjithë infrastrukturën”, tha ai.

Grom, ka një reputacion për operacione të ashpra për kapjen e liderëve të bandave dhe ka rreth 7,000 burra.

Putini krijoi Gardën Kombëtare në vitin 2016 dhe urdhëroi që t’i raportonte direkt atij, dhe jo ministrisë së Mbrojtjes, duke bërë që analistët ta përshkruanin atë si “Gardën e tij Pretoriane”.

Garda drejtohet nga ish-truproja e tij, Viktor Zolotov, dhe ka 320,000 burra, që më parë shiheshin si një kryqëzim midis policisë së armatosur dhe njësive të milicisë, roli kryesor i të cilëve kishte qenë shtypja e protestuesve anti-Kremlin.

Megjithatë, që nga rebelimi i liderit mercenar të Wagnerit, Yevgeny Prigozhin, muajin e kaluar, mendimi i Putinit ka ndryshuar dhe ai tani thuhet se është i shqetësuar për besnikërinë e shërbimeve të tij të sigurisë dhe oficerëve ushtarakë.

Lukashenka i thotë Putinit se mercenarët e Wagner-it duan të futen në Poloni

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, ka thënë se kundërofensiva e Ukrainës “ka dështuar”, teksa ka pritur aleatin e tij të ngushtë, udhëheqësin bjellorus, Alyaksandr Lukashenka, për bisedime në Shën Petersburg, të dielën.

“Nuk ka kundërofensivë”, ka thënë Lukashenka, i cituar nga agjencitë ruse të lajmeve.

Putin i është përgjigjur atij, duke thënë se “ajo ekziston, por ka dështuar”.

Ukraina ka nisur kundërofensivën e saj të shumëpritur muajin e kaluar, por deri më tani ka bërë vetëm përparime të vogla kundër forcave ruse të shtrënguara në pozicione, të cilat kontrollojnë më shumë se një të gjashtën e territorit të saj, pas gati 17 muajsh luftë, raporton Reuters.

Gjenerali amerikan, Mark Milley, shef i Shtabit të Përgjithshëm të ushtrisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ka thënë të martën se nisma ukrainase “është larg të qenët e dështuar”, por se do të jetë e gjatë, e vështirë dhe e përgjakshme.

Një kanal në platformën Telegram, i lidhur me Lukashenkan, e ka cituar atë të ketë thënë, me një ton shakatar, se luftëtarët e grupit mercenar rus, Wagner, të cilët tani po e stërvitin ushtrinë e Bjellorusisë, janë të vendosura për të kaluar kufirin drejt Polonisë, anëtare e Organizatës së Traktatit të Atlantikut Verior (NATO).

“Djemtë e Wagner-it kanë nisur të na bëjnë trysni – ata duan të shkojnë në perëndim. ‘Le të shkojmë në vizitë në Varshavë’”, është cituar të ketë thënë Lukashenka. Nuk ka pasur indikacione se Lukashenka po e shqyrtonte seriozisht atë ide.

Të enjten, ministria e Mbrojtjes e Bjellorusisë ka thënë se luftëtarët e Wagner-it kanë nisur t’i përgatisin forcat speciale bjelloruse në një poligon ushtarak, vetëm pak kilometra larg kufirit polak.

Polonia po çon trupa shtesë drejt kufirit me Bjellorusinë, pas arritjes së forcave të Wagner-it atje, të cilat kanë shkuar pasi kanë kryer një rebelim të shkurtër në Rusi, muajin e kaluar.

Putin, në kundërpërgjigje, ka paralajmëruar Poloninë të premten se çfarëdo agresioni kundër Bjellorusisë do të konsiderohej sulm ndaj Rusisë. Ai ka thënë se Moska do t’i përdorë të gjitha mjetet që ka për të reaguar ndaj çfarëdolloj armiqësie karshi Minskut.

Rusia dhe Bjellorusia janë të lidhura në një partneritet të quajtur “shteti i bashkuar”, në të cilin Moska është dukshëm lojtari dominues. Por, Lukashenka e ka dëshmuar dobinë e tij për Putinin, që nga pushtimi i Ukrainës, i nisur në shkurtin e vitit 2022, duke e lejuar Rusinë ta përdorë vendin e tij për ta nisur luftën.

Ai më pas ka lejuar forcat ruse të trajnohen në bazat ushtarake bjelloruse, ka angazhuar Bjellorusinë në manovra të përbashkëta me Rusinë, dhe ka pranuar armë bërthamore taktike, të cilat Putin i ka vendosur në Bjellorusi, duke nxitur kritika të ashpra nga Perëndimi.

Kremlini, po ashtu, i ka dhënë merita Lukashenkas për ndërmjetësimin e marrëveshjes së muajit të kaluar për ndërprerjen e rebelimit të Wagner-it, i cili, sipas Putinit, kishte rrezikuar ta fuste Rusinë në luftë civile.

Putin ka thënë se të dy liderët do të takohen gjatë së dielës dhe të hënës, dhe do të diskutojnë për sigurinë dhe çështje të tjera “hollësisht dhe thellësisht”.

Lukashenka nuk ka vendosur ta çojë ushtrinë e tij të vogël për t’u përfshirë në luftën e Rusisë në Ukrainë, por rreziku i një sulmi të ri nga toka bjelloruse ka detyruar Ukrainën të mbrojë kufirin e saj verior, duke shtrirë forcat e saj gjithandej, teksa po përpiqet t’i japë hov kundërofensivës së saj në lindje dhe në jug të vendit. 

Blinken i bindur: Ukraina do të rimarrë 50 % të territorit të zaptuar nga Rusia

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, ka thënë se Ukraina ka rimarrë rreth 50 për qind të territorit që ka zaptuar Rusia, ndonëse kundërofensiva e Kievit do të zgjasë disa muaj.

“Ajo tashmë ka rimarrë rreth 50 për qind të asaj që ishte zaptuar”, ka thënë Blinken në një intervistë për rrjetin televiziv CNN.

“Këto janë ditë relativisht të hershme të kundër-ofensivës. Është e vështirë”, ka thënë ai.

Nuk do të përfundojë për një javë apo dy. Ne presim [që kundërofensiva të zgjasë] disa muaj”, është shprehur Blinken. Komentet e kryediplomatit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës erdhën pak orë pasi presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, tha se kundërofensiva e Ukrainës “ka dështuar”.

Putin e ka bërë këtë vlerësim teksa ka pritur aleatin e tij të ngushtë, udhëheqësin bjellorus, Alyaksander Lukashenko, për bisedime në Shën Petersburg, të dielën.

“Nuk ka kundërofensivë”, ka thënë Lukashenko, i cituar nga agjencitë ruse të lajmeve. Putin i është përgjigjur atij, duke thënë se “ajo ekziston, por ka dështuar”. Ukraina ka nisur kundërofensivën e saj të shumëpritur muajin e kaluar, por deri më tani ka bërë vetëm përparime të vogla kundër forcave ruse të shtrënguara në pozicione, të cilat kontrollojnë më shumë se një të gjashtën e territorit të saj, pas gati 17 muajsh luftë.

Gjenerali amerikan, Mark Milley, shef i Shtabit të Përgjithshëm të ushtrisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ka thënë të martën se nisma ukrainase “është larg të qenët e dështuar”, por se do të jetë e gjatë, e vështirë dhe e përgjakshme.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat