Një aeroplan i vogël është përplasur në çatinë e një shtëpie në Teksas, kanë thënë autoritetet amerikane.
Si pasojë, përveç dëmeve materiale, të tre personat që ndodheshin në aeroplan u lënduan dhe u dërguan në spital me lëndime jashtë rrezikut për jetën.
Për fat të mirë, prona dykatëshe në qytetin e Georgetown ishte bosh në momentin e përplasjes, e cila ndodhi pak para orës 12:00 me orën lokale dje.
Në një postim në Facebook të dielën, Departamenti i Zjarrfikësve të Georgetown shkroi: “Bordi Kombëtar i Sigurisë së Transportit (NTSB) do të fillojë hetimin e tyre këtë pasdite”.
“Ekuipazhet do të qëndrojnë në vendngjarje për të ndihmuar. Ne e vlerësojmë mbështetjen tuaj për të shmangur këtë zonë sot”.