Pamjet e filmuara nga ajri shfaqin momentin, kur droni i ushtrisë ukrainase godet autoblindën ruse që ishte në lëvizje në një fushë të gjelbëruar.
Ishte njësia “Huti” që me dronin kamikaz goditi autoblindën ruse, e cila nga shpërthimi i fuqishëm u shkatërruar plotësisht.
Droni fillimisht kishte lokalizuar autoblindën ruse me plot ushtarë, që me sa duket kishin nuhatur se ishin rrethuar nga të gjitha anët.
Dhe duke tentuar të tërhiqen, u goditën nga droni që në momentin e kontaktit fizik shpërtheu – duke e hedhur në erë.
Pamjet janë publikuar nga Shtabi i Përgjithshëm i ushtrisë ukrainas, që sipas të cilëve ishte aksion në kuadër të kundërofensivës.