Një delegacion rus i kryesuar nga ministri i Mbrojtjes, Sergei Shoigu, ka mbërritur në Korenë e Veriut, ku do t’i bashkohet një delegacioni kinez më vonë të mërkurën.
Ata do të marrin pjesë në festimet e Phenianit të 70-vjetorit të përfundimit të luftës koreane, të shënuar zakonisht nga parada masive ushtarake.
Këto vizita janë të parat të këtij lloji prej kur Koreja e Veriut i mbylli kufijtë e saj për t’u mbrojtur nga pandemia COVID-19.
Është e paqartë nëse kjo sinjalizon një ndryshim në politikat kufitare të Phenianit.
Koreja e Veriut ishte izoluar nga të gjitha marrëdhëniet tregtare dhe diplomatike në fillim të vitit 2020, madje edhe me Rusinë dhe Kinën, partnerët e saj kryesorë ekonomikë dhe politikë.
Ata madje ndërprenë importin e mallrave thelbësore si ushqime dhe ilaçe.
Koreja e Veriut është përballur me mungesa ushqimore, të cilat janë përkeqësuar nga mbyllja e kufijve të saj dhe sanksionet e rrepta ndërkombëtare që janë vendosur për shkak të programit të saj bërthamor, shkruan BBC.