Rreth 100 balena bllokohen në brigjet e Australisë, gjysma e tyre ngordhën pas daljes në breg

Bota

Rreth 100 balena bllokohen në brigjet e Australisë, gjysma e tyre ngordhën pas daljes në breg

Më: 26 korrik 2023 Në ora: 15:44
Balena

Më shumë se 50 balena kanë ngordhur disa orë pasi dolën në breg në Australinë Perëndimore. Ndërsa, në total rreth 100 balena pilot u bllokuan në plazh rreth 400 kilometra në juglindje të Perthit.

Shërbimi shtetëror i parqeve dhe kafshëve të egra tha se po punonte me vullnetarë për të shpëtuar 46 balenat e mbijetuara.

Autoritetet njoftuan se ka mjaft vullnetarë, duke i bërë apel publikut që të mos dalin në plazh.

Ai paralajmëron për një sërë rreziqesh, duke përfshirë praninë e balenave të mëdha, të trazuara dhe potencialisht të sëmura, si dhe peshkaqenë, makineri të mëdha dhe anije në ujë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat