Suspilne, transmetuesi shtetëror i Ukrainës, raporton nga Odesa, duke cituar zyrtarin e lartë Oleksandr Kubrakov, ministrin për infrastrukturën, përcjell Bota sot.
Ai raporton:
Gjatë nëntë ditëve të fundit, 26 objekte të infrastrukturës portuale dhe pesë anije civile janë dëmtuar dhe shkatërruar pjesërisht nga sulmet ruse.
Gjithashtu, sipas tij, rusët po kufizojnë transportin në zonën e Krimesë së pushtuar përkohësisht dhe pranë ujërave territoriale të Bullgarisë. Me këtë, Federata Ruse në fakt bllokon lëvizjen e anijeve në drejtim të porteve detare të Ukrainës.