Të paktën 23 persona kanë mbetur të vdekur dhe gjashtë të tjerë janë zhdukur, si pasojë e përmbysjes së një varke afër kryeqytetit të Filipineve.
Varka është përmbytur në liqenin Laguna pranë Manilës, disa orë pasi tajfuni Doksuri ka përfshirë veriun e Filipineve.
“Anija kishte leje për të lundruar. Nuk kishte stuhi në zonë”, ka thënë para gazetarëve zëdhënësi i rojës bregdetare, Armando Balilo.
Ekipet e shpëtimit kanë arritur të nxjerrin të gjallë nga uji 40 të mbijetuar./Al Jazeera.
Mbytja e varkës solli numrin e të vdekurve nga moti i keq në të paktën 30. Nëntë persona u raportuan të vdekur më herët, kryesisht për shkak të rrëshqitjeve të dheut, përmbytjeve dhe rrëzimit të pemëve.