Mbështetja ekonomike e Kinës për Putinin po rritet

Bota

Mbështetja ekonomike e Kinës për Putinin po rritet

Nga: A.SH Më: 28 korrik 2023 Në ora: 07:45
Foto nga takimi

Lidhjet ekonomike të Kinës me Rusinë kanë ndihmuar në kufizimin e efektit të ndëshkimit të sanksioneve perëndimore të vendosura për pushtimin e Ukrainës nga Moska, thuhet në një raport të inteligjencës amerikane të enjten, përcjell Bota sot.

AFP raporton se sipas inteligjencës, Kina “është bërë një partner ekonomik edhe më kritik për Rusinë që nga pushtimi i saj në Ukrainë në shkurt 2022”.

Raporti i paklasifikuar u publikua nga ligjvënësit demokratë.

“Pekini po ndjek një sërë mekanizmash të mbështetjes ekonomike për Rusinë që zbusin ndikimin e sanksioneve perëndimore dhe kontrollet e eksporteve”, thuhet në raport.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat