Singapori ka ekzekutuar një grua për herë të parë në pothuajse 20 vjet.
Shtetasja e Singaporit, Saridewi Djamani, 45 vjeç, u shpall fajtore për trafikimin e 30 gramëve heroinë në vitin 2018.
Ajo ishte e dënuara e dytë për drogë që do të ekzekutohet në tre ditë, pas shokut të tij nga Singapori Mohd Aziz bin Hussain, dhe e 15-ta që nga marsi 2022.
Singapori ka disa nga ligjet më të ashpra kundër drogës në botë, për të cilat thotë se janë të nevojshme për të mbrojtur shoqërinë.
Azizi u dënua për trafikim të 50 g heroinë. Sipas ligjit të Singaporit, dënimi me vdekje mund të zbatohet për trafikimin e më shumë se 15 g heroinë dhe më shumë se 500 g kanabis.
Prillin e kaluar, një tjetër person nga Singapori, Tangaraju Suppiah, u ekzekutua për trafikimin e 1 kg kanabis. Autoritetet thonë se ai e ka koordinuar shitjen nëpërmjet telefonit celular./BBC
Miliarderi britanik Sir Richard Branson, ka kritikuar sërish Singaporin për ekzekutimet, duke thënë se dënimi me vdekje nuk është pengesë kundër krimit.
Saridewi është një nga dy gratë e dënuara me vdekje në Singapor, sipas Transformative Justice Collective, një grup i të drejtave të njeriut me bazë në Singapor.
Autoritetet argumentojnë se ligjet e rrepta të drogës ndihmojnë në mbajtjen e Singaporit si një nga vendet më të sigurta në botë dhe se dënimi me vdekje për veprat penale të drogës gëzon mbështetje të gjerë publike.