Ministria e Mbrojtjes e Rusisë ka lëshuar një deklaratë duke fajësuar Ukrainën për shpërthimin në qytetin rus Taganrog, rreth 48 kilometra nga kufiri ukrainas, raporton Skynews, transmeton Klan Kosova.
Në deklaratë thuhet: “Regjimi i Kievit kreu një sulm terrorist me një raketë kundërajrore të sistemit të mbrojtjes ajrore S-200 të konvertuar në një version sulmi në infrastrukturën rezidenciale të qytetit Taganrog, Rajoni i Rostovit”.
“Sistemet ruse të mbrojtjes ajrore zbuluan një raketë ukrainase dhe e kapën atë në ajër”.
Deklarata vazhdon: “Fragmentet e një rakete të rrëzuar ukrainase ranë në territorin Taganrog. Si rezultat i sulmit terrorist të kryer nga regjimi i Kievit, disa ndërtesa u dëmtuan dhe pati edhe viktima në mesin e civilëve”.