Gjenerali ukrainas, Budanov: Së shpejti do ta rikthejmë nën kontrollin tonë Krimenë

Bota

Gjenerali ukrainas, Budanov: Së shpejti do ta rikthejmë nën kontrollin tonë Krimenë

Më: 29 korrik 2023 Në ora: 08:59
Gjeneralmajori ukrainas, Kyrylo Budanov

Gjeneralmajori ukrainas, Kyrylo Budanov shprehu besimin se forcat që drejton së shpejti do ta rikthejnë nën kontrollin e tyre Krimenë.

Në të njëjtën kohë, Budanov deklaroi se nuk sheh ndonjë kërcënim nga Bjellorusia.

Gjithashtu pohoi se “vendosja e mercenarëve të Wagnerit në Bjellorusi nuk i tremb aspak forcat e mbrojtjes ukrainase”.

Sipas kreut të shërbimit inteligjent ukrainas, nuk ka rritje sasiore të rezervave të trupave pushtuese ruse.

Numri i tyre ka mbetur i njëjtë, por përpjekjet e vazhdueshme mobilizuese lejojnë Rusinë të zëvendësojë humbjet e personelit.

Ndryshe, Rusia ka aneksuar Krimenë gjatë pushtimit të vitit 2014 ndërsa së fundi ukrainasit kanë bombarduar urën që lidh këtë ishull me Rusinë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat