Rusia ka akuzuar Ukrainës për një sulm me dron në Moskë që dëmtoi dy ndërtesa dhe mbylli përkohësisht një nga aeroportet e qytetit.
Siç raportoi BBC-ja të dielën, një dron ra mbi distriktin Odintsovo në perëndim të qendrës së qytetit e dy të tjerë u neutralizuan por qëlluan zyre.
Ministria ruse e mbrojtjes bëri të ditur se nga ky incident është plagosur një person, derisa zyrtarët ukrainas nuk e pranuan sulmin.
Kryetari rus i bashkisë, Sergei Sobyanin, deklaroi se fasat e dy ndërtesave të zyrave u dëmtuan lehtë. Fluturimet u pezulluan në Aeroportin Vnukovo në jugperëndim të qendrës së qytetit dhe avionët në hyrje u ridrejtuan në aeroporte tjera.
Sulmi me dron në orët e para të së dielës është i fundit për të cilin Moska fajësoi Kievin zyrtar. Ukraina rrallëherë ka marrë përgjegjësinë për sulmet brenda Rusisë. Ndërsa, Moska rrallë është sulmuar qëkur ka nisur agresionin e plotë ndaj Ukrainës në shkurtin e 2022-s.