Një grup snajperistësh të njohur si “Fantazmat e Bakhmutit” kanë operuar në skajet e Bakhmutit për gjashtë muajt e fundit, aty ku forcat ukrainase po përpiqen ta rimarrin qytetin.
Ekipi ukrainas përbëhet prej rreth 20 ushtarësh dhe shpesh gjuajnë për objektiva me vlerë të lartë.
Komandanti i tyre i tyre i njohur me nofkën si “Fantazma”, e çuan bazën e tyre operative në periferi të Bakhmutit si “kufiri i ekzistencës”.
“Nofka ime është Fantazma. Kur filluam të sillnim terror në Bakhmut, ne morëm emrin ‘Fantazmat e Bakhmutit”, tha komandanti i grupit për BBC.
Baza e tyre tashmë është brenda rrezes së artilerisë ruse. Por, ky grup snajperistësh elitar nuk trembet nga thërrimet e predhave që bien aty pranë.
👊 Bakhmut direction. The work of the "Ghost" group of the Separate Presidential Brigade named after Hetman Bohdan Khmelnytskyi💪 #ITZY_NoneofMyBusiness #هند_القحطاني_ماتت #Одеса #Putin #Belarus pic.twitter.com/O6jRUVTQlX
— Dr. Khaled Alfaiomi (@Alfaiomi) July 24, 2023
“Artileria gjithmonë i shqetëson njerëzit”, thotë ai. “Mund të fshiheni nga artileria, por jo nga snajperi”.
Ai gjithashtu tha se ekipi i tij kishte vrarë 524 rusë, prej tyre 66 i kishte vrarë vetë.
Ekipi regjistron në mënyrë elektronike çdo goditje përmes pamjeve të pushkës së tyre.