Dy persona janë vrarë dhe të paktën 20 janë lënduar në një sulm në qytetin ukrainas të Kryvyi Rih. Kreu i ministrisë së punëve të brendshme tha se pesë deri në shtatë persona janë bllokuar në rrënojat ndërsa përpjekjet e shpëtimit vazhdojnë.
Mediumi Nexta ka publikuar dy video, të cilat dokumentojnë granatimet në Ukrainë. Njëra tregonte tymin në një zonë të Donetskut dhe tjetra dëmet e një objekti në Kryvyi Rih.
Lidhur me sulmin në Kryvyi Rih ka reaguar edhe presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky.
Occupied #Donetsk today. pic.twitter.com/L16WVTIGND
— NEXTA (@nexta_tv) July 31, 2023
“Terrori nuk na frikëson dhe as nuk na thyen neve. Ne po punojmë për të shpëtuar njerëzit tanë”, tha ai.