Ukraina nënshkruan marrëveshje me kompaninë turke për riparimin e dronëve

Bota

Ukraina nënshkruan marrëveshje me kompaninë turke për riparimin e dronëve

Më: 31 korrik 2023 Në ora: 20:48
Foto ilustrim

Ministria e Mbrojtjes e Ukrainës ka nënshkruar një marrëveshje me kompaninë turke Baykar Makina.

Për të ndërtuar një qendër shërbimi për riparimin dhe mirëmbajtjen e dronëve.

“Krijimi i një qendre shërbimi do të jetë një kontribut i rëndësishëm në forcimin e aftësive mbrojtëse të Ukrainës dhe do të ndihmojë në afrimin e fitores sonë,” u citua nga faqja e internetit e ministrisë t’u ketë thënë partnerëve turq sekretari i shtetit i ministrisë, Kostiantyn Vashchenko, shkruan Al Jazeera.

Ukraina po kërkon të rrisë prodhimin vendas të dronëve për qëllime zbulimi dhe sulmi.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat