Rusia shkatërron 180 mijë tonë grurë të Ukrainës

Bota

Rusia shkatërron 180 mijë tonë grurë të Ukrainës

Më: 31 korrik 2023 Në ora: 21:57
Ukrainë

Ukraina thotë se 180 mijë tonë grurë u shkatërruan në nëntë ditët e sulmeve ruse.

Rusia përmes raketave ka shkatërruar rreth 180 mijë tonë grurë brenda nëntë ditëve gjatë këtij muaji që po lëmë pas, njoftoi sot Ministria e Jashtme e Ukrainës.

Forcat e presidentit rus, Vladimir Putin kryen sulme ajrore në infrastrukturën e portit ukrainas disa herë pas tërheqjes nga marrëveshja e grurit që i kishte lejuar ukrainasit të eksportonin në mënyrë të sigurt grurin.

Kujtojmë që lufta mes dy vendeve po vazhdon edhe në këto ditë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat