Rusia “hakmerret” ndaj Ukrainës, bombardon kompaninë e prodhimit të avionëve

Bota

Rusia “hakmerret” ndaj Ukrainës, bombardon kompaninë e prodhimit të avionëve

Më: 5 gusht 2023 Në ora: 23:06
Volodymyr Zelensky.

Raketat ruse sulmuan territorin ukrainas, duke goditur kryesisht ndërtesat e industrisë së avionëve Motor Sich, njoftoi presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky.

“Një sulm i ri me raketa ruse u krye kundër vendit tone. Ata goditën Motor Sich dhe rajonin Khmelnytsky,” tha Zelensky në fjalimin e tij të përditshëm.

Fabrika e Motor Sich në Zaporizhia ishte goditur nga rusët disa muaj pas pushtimit të Ukrainës.

Kompania prodhon kryesisht motorë për avionë, helikopterë dhe drone.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat